Udhëzues

Si të Zgjidhni Ambalazhin e Duhur për Produktin?

Ambalazhi zgjidhet duke nisur nga produkti, jo nga materiali. Forma, brishtësia dhe mënyra e transportit përcaktojnë nëse produktit i duhet mbështjellje, mbushje hapësirash apo të dyja bashkë.

Çfarë duhet të merrni parasysh?

  • Forma dhe përmasat e produktit.
  • Sa i brishtë është dhe cila pjesë dëmtohet e para.
  • Pesha, sepse ndikon në kosto dërgese.
  • Distanca dhe mënyra e transportit.
  • Sasia që paketoni në ditë dhe koha që ka ekipi.
  • Hapësira që kini për ruajtjen e materialeve.

Madhësia dhe forma e produktit

Produkte cilindrike ose të gjata kërkojnë mbrojtje që i mban në qendër të kutisë. Produkte të sheshta kërkojnë mbrojtje të sipërfaqes, sepse rreziku kryesor është presioni dhe gërvishtja.

Nëse produkti është i vogël dhe kutia mbetet gjysmë bosh, problemi kryesor nuk është mbështjellja, por hapësira e lirë.

Sa i brishtë është produkti?

Për qelq, ekran, pjesë mekanike të vogla ose sipërfaqe të lyera, një shtresë e vetme nuk mjafton: produkti mbështillet dhe më pas hapësira përreth bllokohet.

Për produkte të qëndrueshme – tekstil, plastikë, aksesorë – mbushja e boshllëkut shpesh është e mjaftueshme.

Distanca dhe mënyra e transportit

Sa më shumë transferime të kalojë pakoja, aq më shumë goditje merr. Dërgesat brenda qytetit dhe dërgesat jashtë vendit nuk kërkojnë të njëjtin nivel mbrojtjeje, edhe kur produkti është i njëjti.

Rrotull Air Column Roll me kolona ajri për mbështjelljen e produkteve

Air Column Roll

Kolona ajri që rrethojnë produktin. E përshtatshme kur forma përsëritet dhe produkti duhet të mbetet i izoluar nga muret e kutisë.

Faqja: Air Column Roll.

Jastëkë Air Pillow me ajër për mbushjen e hapësirave bosh brenda kutisë

Air Pillow

Jastëkë me ajër për mbushjen e hapësirës bosh dhe ndalimin e lëvizjes. Zgjedhje e natyrshme kur kutia mbetet me boshllëk ose kur porosia ka artikuj të përzier.

Faqja: Air Pillow.

Silicone Bags për paketimin e produkteve delikate

Silicone Bags

Qese mbrojtëse për produkte delikate, që i mban të ndara nga artikujt e tjerë brenda të njëjtës pako.

Faqja: Silicone Bags.

Si të zgjidhni zgjidhjen për biznesin tuaj?

  1. Ndani produktet në dy-tre kategori sipas brishtësisë dhe formës.
  2. Caktoni për çdo kategori një kombinim materiali dhe një madhësi kutie.
  3. Testoni me disa dërgesa reale dhe mbani shënim çdo dëmtim.
  4. Fiksoni procesin që funksionoi dhe trajnojini ekipin sipas tij.

Për gamën e plotë shihni materiale paketimi dhe ambalazh mbrojtës. Për furnizim të vazhdueshëm: blerje B2B.

Pyetje të Shpeshta

Nga cili faktor duhet të nis zgjedhja?

Nga produkti: forma, përmasat dhe pjesa e tij më e ndjeshme. Materiali zgjidhet pas kësaj, jo përpara.

Si e kuptoj sa mbushje duhet?

Mbushja është e mjaftueshme kur kutia e mbyllur, e tundur lehtë, nuk lëshon lëvizje brenda.

A duhet të kem një zgjidhje të vetme për të gjitha produktet?

Zakonisht jo. Bizneset punojnë me dy-tre zgjidhje standarde, të ndara sipas kategorive të produkteve.

Sa rëndësi ka madhësia e kutisë?

E madhe. Kuti shumë e gjerë lejon lëvizje, ndërsa kuti shumë e ngushtë ushtron presion mbi produkt.

Si mund të marr rekomandim për biznesin tim?

Dërgoni llojin e produktit, përmasat dhe sasinë mujore; oferta dhe zgjidhja propozohen sipas këtyre të dhënave.

Kërko Ofertë sipas Produktit

Telefon / WhatsApp: +355 69 4444 222 · Hën–Sht 09:00 – 21:00